KreuShërbimetPortfolioBlogRreth NeshKontakt Merr Ofertë
RAST STUDIMOR PROJEKT I XPERT MARKETING

NuraCollection.al

Identitet i guximshëm dhe dyqan online për një brand fashion femëror — i ndërtuar për të kthyer skrollimin kalimtar në blerje dhe blerjen e parë në besnikëri.

KlientiNuraCollection
IndustriaFashion · Veshje femërore
TreguShqipëri
ShërbimetBranding · UX Design · Web Design · Development
NuraCollection.al — Xpert Marketing

Sfida

Fashion-i online në Shqipëri është ndër tregjet më konkurruese: qindra faqe Instagram-i shesin veshje të ngjashme me çmime agresive. Vëmendja e klientes zgjat sekonda dhe besnikëria është pothuajse zero.

NuraCollection kishte produkte të forta, por i duhej diçka që Instagram-i i thjeshtë nuk e jep dot: një brand që klientet e mbajnë mend dhe një përvojë blerjeje që i kthen sërish.

Strategjia

Ndërtuam një narrativë vizuale të fortë rreth tri ndjenjave që blerësja kërkon: feminitet, vetëbesim dhe komoditet.

Strategjia e konvertimit u ndërtua rreth zakoneve reale të blerëses shqiptare: zbulim në Instagram, verifikim në faqe dhe blerje me sa më pak fërkim.

Zgjidhja

Krijuam një identitet të guximshëm dhe trend-driven, me fotografi editoriale që ngrenë perceptimin mbi mesataren e tregut.

Dyqani online u ndërtua me navigim sipas koleksioneve, faqe produkti me variante të qarta dhe checkout të shkurtuar në minimum.

Rezultatet

↑ EngagementLidhje më e fortë emocionale me brandin
↑ AOVRritje e vlerës mesatare të porosisë
↺ RikthimVizitore kalimtare → kliente besnike
“Duke rritur tërheqjen e brandit dhe lidhjen emocionale, u rritën njëkohësisht angazhimi dhe vlera mesatare e porosisë — duke kthyer vizitoret e rastit në kliente besnike.”
— NuraCollection

Do rezultate të tilla për biznesin tënd?

Çdo projekt fillon me një bisedë falas 30-minutëshe. Na trego sfidën — marrim ne pjesën tjetër.