Mirëmbajtje Website: Faqja Jote, Gjithmonë në Formë
Një website pa mirëmbajtje është si makina pa servis: një ditë të lë në rrugë — zakonisht në momentin më të keq. Faqe që bien, sulme hakerash, forma që s'dërgojnë email... Ne i parandalojmë të gjitha, me monitorim 24/7 dhe një ekip që përgjigjet kur të duhet.
Çmimi për këtë shërbim përcaktohet me ofertë të personalizuar pas një konsulence falas — sepse çdo projekt është i ndryshëm. Ofertën me shkrim e merr brenda 48 orësh.
Çfarë fiton biznesi yt
Mbrojtje nga sulmet
Firewall, skanime malware dhe përditësime sigurie — përpara se hakerët të gjejnë vrimën.
Backup ditor automatik
Çfarëdo që të ndodhë — gabim njerëzor, sulm, defekt — faqja rikthehet brenda orësh, jo ditësh.
Shpejtësi e ruajtur
Faqet ngadalësohen me kohën. Ne i mbajmë të shpejta me optimizime të rregullta.
Monitorim 24/7
Nëse faqja bie në 3 të mëngjesit, ne e marrim vesh të parët — shpesh para se ta vësh re ti.
Ndryshime pa fatura shtesë
Ndrysho një çmim, shto një foto, përditëso oraret — të përfshira në paketë, pa 'faturë për çdo klik'.
Suport që përgjigjet
Në shqip, me njerëz realë, brenda orësh — jo tiketa që presin javë të tëra.
Çfarë mbulon paketa e mirëmbajtjes
- Hosting i shpejtë NVMe në servera evropianë (sipas paketës)
- Backup ditor me ruajtje 30-ditore dhe rikthim me kërkesë
- Përditësime të CMS, temave dhe plugineve — të testuara, jo të verbra
- Skanime sigurie dhe pastrim malware nëse ndodh gjë
- Monitorim uptime 24/7 me reagim të menjëhershëm
- Ndryshime të vogla mujore: tekste, foto, çmime, banera
- Raport mujor: uptime, vizita, punët e kryera
- Rinovim SSL dhe domain pa stres afatesh
Si punojmë hap pas hapi
Auditi fillestar
Kontrollojmë gjendjen aktuale dhe rregullojmë problemet ekzistuese.
Konfigurimi
Backup, monitorim dhe siguri — gjithçka e automatizuar.
Rutina mujore
Përditësime, optimizime dhe ndryshimet që kërkon.
Raportimi
Çdo muaj e di saktë çfarë u bë dhe si performon faqja.
Pyetjet që na bëjnë më shpesh
Gati të fillojmë?
Konsulencë falas + ofertë e personalizuar me shkrim brenda 48 orësh. Pa detyrime.