KreuShërbimetPortfolioBlogRreth NeshKontakt Merr Ofertë
SHËRBIM KONVERTIM · FUNNELS · GOHIGHLEVEL

Landing Pages ku Çdo Klik Shndërrohet në Klient

Po dërgon reklama te faqja kryesore? Po djeg para. Një landing page ka një qëllim të vetëm: ta kthejë vizitorin në kontakt ose blerës — pa shpërqendrime, pa menu, pa dalje anash. Ne i ndërtojmë me psikologji shitjeje të kalibruar për konsumatorin shqiptar.

Çmimi për këtë shërbim përcaktohet me ofertë të personalizuar pas një konsulence falas — sepse çdo projekt është i ndryshëm. Ofertën me shkrim e merr brenda 48 orësh.

01 PËRFITIMET

Çfarë fiton biznesi yt

Një faqe, një qëllim

Çdo element — titulli, fotoja, butoni — e shtyn vizitorin drejt një veprimi të vetëm. Kjo është shkenca e konvertimit.

Copywriting psikologjik

Tekste në shqip që godasin frikën, dëshirën dhe objeksionet e klientit tënd — jo përkthime robotike.

Reklamat kushtojnë më pak

Landing page cilësore = Quality Score më i lartë në Google & Meta = kosto më e ulët për klik dhe për klient.

A/B testing real

Testojmë tituj, oferta dhe butona me të dhëna reale — dhe mbajmë atë që konverton më shumë.

Funnels me GoHighLevel

Faqe + formular + SMS/email automatikë + kalendar takimesh — makina e plotë e gjenerimit të klientëve.

Gati në 5–7 ditë

Fushata jote s'pret dot javë të tëra. Landing pages i dorëzojmë brenda një jave pune.

02 ÇFARË PËRFSHIHET

Çfarë përfshin një landing page nga ne

  • Strategji oferte: çfarë premtojmë dhe si e bëjmë të parefuzueshme
  • Copywriting i plotë në shqip me struktura të provuara (AIDA, PAS)
  • Dizajn i fokusuar te konvertimi — jo thjesht i bukur
  • Formular + WhatsApp + telefonatë me një klik
  • Integrim me CRM (GoHighLevel, HubSpot etj.) dhe njoftim instant
  • Pixel & tracking: Meta Pixel, Google Tag, konversione të matura saktë
  • Shpejtësi maksimale — çdo sekondë vonesa të kushton kontakte
  • Versione për A/B testing sipas projektit
03 PROCESI

Si punojmë hap pas hapi

Oferta

Definojmë ofertën dhe mesazhin që godet audiencën tënde.

Copy & Dizajn

Shkruajmë dhe dizajnojmë faqen rreth psikologjisë së blerësit.

Ndërtimi & Tracking

Zhvillim + pixel + CRM — çdo kontakt i gjurmuar saktë.

Testim & Optimizim

Nisim, masim dhe përmirësojmë deri në konvertim maksimal.

Faqe që drejton klikun drejt konvertimit
+ FUNNEL DESIGN

Faqe që drejton klikun drejt konvertimit

Një landing page e mirë ka ritëm, ofertë të qartë, formë të thjeshtë dhe rrugë të drejtpërdrejtë nga vëmendja te kontakti.

04 PYETJE & PËRGJIGJE

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

Website-i prezanton gjithë biznesin dhe ka shumë rrugë navigimi. Landing page ka NJË qëllim (p.sh. 'lër numrin për ofertën') dhe heq çdo shpërqendrim. Për reklama, landing page konverton 2–5 herë më shumë se një faqe e zakonshme.
Të dyja. Përmes Xpert Marketing menaxhojmë fushata Meta, Google dhe TikTok — dhe kur reklama e faqja ndërtohen nga i njëjti ekip, rezultatet janë dukshëm më të mira sepse mesazhi është i njëjtë nga kliku te konvertimi.
GoHighLevel është platforma CRM që bashkon formularë, SMS, email, WhatsApp dhe kalendar takimesh në një vend — me automatizime që ndjekin çdo kontakt derisa të bëhet klient. Ideale për klinika, sallona, agjenci imobiliare dhe shërbime B2B.
Një landing page e vetme: 5–7 ditë pune. Një funnel i plotë me automatizime: 7–10 ditë. Nëse fushata jote ka afat urgjent, na e thuaj — shpesh gjejmë zgjidhje.

Gati të fillojmë?

Konsulencë falas + ofertë e personalizuar me shkrim brenda 48 orësh. Pa detyrime.